10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Shtyhet gjykimi ndaj kryetarit të Komunës së Dragashit

Gjykimi i paraparë të mbahej të enjten ndaj kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, nuk është mbajtur sepse ka munguar i akuzuari i katërt, Nexhat Selaj.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka thënë se i akuzuari Selaj gjatë seancës së kaluar është njoftuar gojarisht për shqyrtimin e sotëm, por i njëjti nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, trupi gjykues ka shtyrë gjykimin ndaj kryetarit të Dragashit për 3 korrik 2017, në ora 9:00, dhe ka lëshuar urdhër për sjellje me forcë ndaj të akuzuarit Nexhat Selaj.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzon  Salim Jenuzin, se duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Poashtu, Bean Haxhihasani, akuzohet se në cilësinë e drejtorit të urbanizmit në Komunën e Dragashit, ka lëshur vendim me të cilin i është lejuar Nexhat Selajt, që të ndërtojë objektin afarist në pronë komunale.

I akuzuari tjetër, Vetim Hasani, akuzohet se duke qenë inspektor i ndërtimit në Komunën e Dragashit, nuk ka vepruar për të ndërprerë ndërtimin e objektit afarist të Nexhat Selajt, me material të përhershëm.

Ndërsa Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit