9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj zyrtarëve të Komunës së Mamushës

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarve Cafer Morina dhe Refki Krasniç, të cilët po akuzohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Drejtësia Sot, raporton se Morina dhe Krasniç po akuzohen se gjatë periudhës së muajit nëntor të vitit 2020, në cilësinë në cilësinë e drejtorit të Arsimit, përkatësisht të drejtorit të shkollës, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e punës nr.03/L-212, konkretisht neni 8, ashtu që me dashje nuk kanë zbatuar ligjin mbi punësimin, duke themeluar marrëdhënie pune me disa mësimdhënës pa zhvilluar procedurë konkursi, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër Ramadan Shanli.

Drejtësia sot njofton, se shkak për mos mbajtje të këtij gjykimi ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit Krasniç avokatit Naim Kurtishi..

Lidhur me këtë fakt, avokati Kurtishi përmes parashtresës së datës 08 nëntor 2021, ka kërkuar nga gjykata shtyrje e seancës së sotme me arsyetimin se ka rast vdekje në familjen e tij.

Ndryshe, në seancën e sotme prezantuan Prokurori i shtetit Mehdi Sefa, përfaqësuesit e palës së dëmtuar avokatët Blend dhe Gent Gjini, i akuzuari Krasniç si dhe i akuzuari Morina me mbrojtësin e tij avokatin Fatmir Jëlliq.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Xheladin Osmani në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të caktohet më 11 janar 2022, në ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Prizren, vazhdon pastrimi i kanalit kullues në Marash

Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në zonën e Marashit të Prizrenit. Gjatë këtij aksioni...

Lajmet e Fundit