9.7 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren, këtë të enjte është shtyrë sërish seanca për korrupsion ndaj të akuzuarit Nexhmedin Musliu, ku mbrojtësja e tij, avokate Valbonë Morina ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi që nuk i kishte disa shkresa të lëndës.

I akuzuari Musliu, po ngarkohet se duke mos ndërmarrë veprime, i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mospagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokatja Morina, tha se dje e ka pranuar autorizimin nga i akuzuari Musliu dhe se nuk posedon të gjitha shkresat e lëndës për këtë çështje penale.

Për këtë, ajo ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet dhe se e njëjta do të kërkoj nga prokuroria që të pajiset me shkresat që i mungojnë.

Mungesa e kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance bëri që ajo të shtyhet.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 25 shtator 2019, Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej 21 nëntorit 2016 e në vazhdim, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar-inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarrë veprime, i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mospagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Agim Muqaj shpall kandidaturën për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së

Veteran dhe invalid i luftës, si dhe asamblist me përvojë shumëvjeçare, Agim Muqaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e...

Policia shqiptoi 1716 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit