Shuhet Ganimet Vendresha, balerina e parë shqiptare

Ndahet nga jeta Ganimet Vendresha, solistja e parë e trupës së baletit shqiptar. Mësohet se, Vendresha u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Vendresha ishte themeluese e shkollës së koreografisë, ku ishte dhe pedagoge, ndërkohë që kishte titullin “Artiste e merituar”.

Ganimet Vendresha në vitin 1949, mbaroi shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë, në klasën e pianos dhe më pas, filloi të punonte në Ansamblin e Këngës dhe Valleve në Filarmoninë Shqiptare.

Më 1 maj të vitit 1950, bëri debutimin e saj si soliste, duke kërcyer në skenën e Filarmonisë, në një koncert të rastit.

Në nëntor të vitit 1950, ajo filloi të studionte në Moskë, ku studioi në shkollën e vallëzimit klasik në Teatrin Bolshoi.

Së bashku me ekipin Bolshoi, ajo luajti në turne në 9 Republika të ish-Bashkimit Sovjetik. Ajo mbrojti diplomën në vitin 1956, duke vallëzuar rolin e Maria Potocka-s, në baletin “Bachczysaraju”, me rolin e përgatitur nën drejtimin e Galina Ulanova-s.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit