11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shuhet ish-kryeredaktori i “Foreign Policy” dhe “Politico”, Blake Hounshell

Blake Hounshell, një gazetar dhe redaktor politik me ndikim në SHBA vdiq të martën në Washington në moshën 44-vjeçare.

Ai ishte kryeredaktor i revistës “Foreign Policy” dhe kryeredaktor në “Politico” përpara se të bashkohej me “The New York Times” dhe të mbikëqyrte buletinin e tij popullor “On Politics”.

Familja e tij shpjegoi në një deklaratë se ai kishte vdekur “pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me depresionin”.

Policia në Washington po hetonte vdekjen si një vetëvrasje, tha një zyrtar i policisë.

Hounshell, i cili iu bashkua “New York Times” në vitin 2021, shkroi “On Politics” (Për politikën) nga Washington-i, duke përfshirë kontributet nga korrespondentët e tjerë të Times.

Buletini shfaqet pesë ditë në javë dhe lexohet rregullisht nga rreth gjysmë milioni abonentë që paguajnë.

Hounshell “u dallua shpejt si shkrimtari ynë kryesor i gazetës politike dhe një vëzhgues i talentuar i skenës politike të vendit tonë”, tha Joseph Kahn, redaktori ekzekutiv i Times.

Buletini i fundit i Hounshell “On Politics”, duke u fokusuar në enigmën me të cilën përballet guvernatori Gavin Newsom i Kalifornisë mbi politikat e dënimit me vdekje të shtetit, u botua të hënën.

Të premten ai shkroi për vështirësitë e Partisë Republikane në tërheqjen e votuesve të rinj.

I lindur më 4 shtator të vitit 1978, në Kaliforni, Bernard Blakeman Hounshell u rrit në Delaware dhe Pittsburgh.

Ai u diplomua në Universitetin Yale me një diplomë bachelor në shkenca politike në vitin 2002.

Ai filloi karrierën e tij gazetareske pasi studioi arabisht në Kajro.

Në vitin 2011, ai ishte finalist për Çmimet Livingston për Gazetarët e Rinj, dhënë nga Qendra Wallace House për Gazetarët në Universitetin e Miçiganit, për raportimin e tij mbi kryengritjet e Pranverës Arabe në fillim të viteve 2010.

Në kohën e tij si kryeredaktor i “Foreign Policy”, nga viti 2009 deri në vitin 2013, revista fitoi tre çmime të revistës kombëtare, ndërsa ai transformoi botimin për epokën e internetit.

Në Politico, ku punoi për tetë vjet përpara se t’i bashkohej Times, ai ishte drejtor redaktues dixhital, redaktor menaxhues për Washingtonin dhe lajmet politike, kryeredaktor dhe kryeredaktor i revistës së faqes në internet, të cilën ai e kishte nisur.

Ai kishte nisur, shkruante dhe redaktonte gazeta dhe bloge për 15 vjet që nga viti 2006, kur iu bashkua “Foreign Policy”.

David Halbfinger, redaktori i politikës së “Times”, tha të martën se Hounshell ishte i pajisur me “një diapazon të gjerë intelekti i cili mundësoi që ai t’i shpjegonte çdo gjë kujtdo”. /Albanianpost.com

Më Shumë

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Lajmet e Fundit