3.2 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Shuhet shkrimtari Skënder Drini

Skender-DriniShkrimtari i njohur, Skënder Drini, është ndarë dje nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Orët e fundit ishte shtruar në Repartin e Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe gjendej në koma. Ka lindur në Voskopojë të Korçës dhe ka kryer Universitetin e Tiranës.

Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel dhe Shkodër përgjatë viteve 1954-‘82. Ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esetë politike për Kosovën edhe Maqedoninë.

Artisti i pabujë, njeriu i pazhurmshëm, antikonformist, por gjithmonë i pranishëm në letërsinë shqiptare. Veprat e tij më të njohura janë: “Tregimet e së shtunës”, “Shqipja e kreshtave tona” (dy vëllime), “Midis dy kohëve”, “Shembja e idhujve”, “Kirurgët”, “Tanush Martini”, “Nata që mban emrin grua”, “Kthim në vetvete”, “Njerëzit dhe deti”, “Klass”, “Planeti i lodhur”.

Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë sesi ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi, analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Në hapësirat e prozës së tij artistike gëlojnë natyrshëm filozofia, poetika, meditimi, simbolika, kontrasti, sugjestioni, pasuria leksikore dhe fraza e ngjeshur me domethënie e ngarkesë emocionale.

Më Shumë

Autobusi ndalohet në Vërmicë, kapen mallra të padeklaruara

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, një autobus është ndaluar për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, automjeti u dërgua...

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Lajmet e Fundit