4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Shujta për nxënësit e ciklit të ulët në Prizren peng i prokurimit

Ofrimi i shujtës falas për nxënësit e ciklit të ulët ende nuk ka filluar të zbatohet nga Komuna e Prizrenit, ani pse ekzekutivi lokal paralajmërimin për jetësimin e këtij projekti e kishte bërë në fillim të vitit të shkuar.

Sipas zyrtarëve komunalë, çështja ka ngecur tek procedurat e prokurimit. Madje ata kanë pohuar se ditë më parë Organi Shqyrtues i Prokurimit këtë lëndë e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa opozitarët konsiderojnë se mosrealizimi i deritanishëm i këtij projekti është tregues për paaftësinë e menaxhmentit komunal për përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, ka pranuar se procesi mësimor ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën së 5-të. Ajo ka pohuar se lënda është në prokurim dhe ka shfaqur besimin se në afat të shkurtër kohor do të fillojë zbatimi i këtij projekti.

Më Shumë

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Një i mitur dyshohet për kanosje dhe shkrepje të armës në Rahovec

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur një person dhe...

Lajmet e Fundit