9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Si u rrëmbye biznesmeni turk në Prizren?

Po shëtitej në parkun e qytetit, por jo gjithçka i shkoj si duhet. Biznesmeni turk Recep Adsan më mbrëmjen e 17 shtatorit të vitit të kaluar u rrëmbye nga tre persona.

Gjithë këtë vepër dyshohet se e kryen vëllezërit me iniciale A.Morina  e Y.Morina dhe L. Berisha e B.Berisha.

Të njëjtit gjatë kryerjes së këtij veprimi kanë përdorur një veturë PickUp, në të cilën e kishin futur Adsan.

Më pas Adsan nga rrëmbyesit ju lidhen këmbët e duart dhe nën kërcënimin e armës e kishin dërguar në një shtëpi të pa banuar në fshatin Hoqë.

Tani kur kanë kaluar dhjetë muaj Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj katër të arrestuarve për këtë rast.

Që të gjithë akuzohen se kanë kryer veprën penale të rrëmbimit.

Në aktakuzën që e ka siguruar T7 turku Adsan tregon si kishte ndodhur rrëmbimi.

Ky i fundit thotë se në parkun e qytetit kishte dalë bashkë me pjesëmarrësin në rrëmbim Abdullahun me të cilin njihej edhe më herët.

Në aktakuzë jepen edhe detaje se si të dëmtuarin Adsan e kishin dërguar rrëmbyesit në një shtëpi të pa banuar duke kërkuar nga vëllai tij në Turqi para për ta liruar.

Asnjë nga të akuzuarit gjatë fazës së hetimeve deri në ngritjen e aktakuzës, nuk e kanë pranuar veprën e cila u vihet në barrë.

E të  akuzuarit me iniciale  L. Berisha e B. Berisha e ka mohuar se ka marrë pjesë në rrëmbim.

Recep Adsan u lirua pas katër dite, kur organet e rendit i kishin rënë në gjurmë rrëmbyeseve.

Turku  ishte lënë në rrugë i lirë pasi i ishin mbyllur sytë dhe këmbët e duart i ishin lidhur.

Ndërkohë një i dyshuar tjetër për pjesëmarrje në këtë rast me inicialet D.G, ende ndodhet në arrati.

Seanca fillestare për këtë rast pritet të mbahet me datën 29 të këtij muaji.

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Çikat e Bashkimit kërkojnë sërish trofeun e Kupës

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për femra. Peja 03 dominoi ndaj United Basketball, duke triumfuar bindshëm...

Lajmet e Fundit