14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Artan Abrashi nuk i bie pishman: Qeveria Hoti është koti (VIDEO)

Cilësimi i Qeverisë Hoti si “koti” nga Artan Abrashi i Vetëvendosjes ngjalli shumë reagime, deri në debat me akuza e kundërakuza, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Por, a e sheh Artan Abrashi veten si “belaxhia” i ditës?

“Jo aspak, sepse as unë dhe as Lëvizja Vetëvendosje nuk jemi përgjegjës për rjedhën e gjuhës në Kuvendin e Kosovës. Edhe unë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kemi qenë brenda kornizave që përcakton Rregullorja e Punës në Kuvendin e Kosovës dhe përgjegjësive tona si deputetë të Kuvendit”.

“Një cilësim i tillë “koti” nuk mendoj që është gjuhë e papranueshme. Duke u bazuar në atë çfarë ka ndodhur edhe në të kaluarën, përfshirë edhe kohën e qeverisjes pikërisht të këtyre partive që janë në pushtet, kur kemi parë raste skandaloze dhe skena të papranueshme  ta quash të papranueshme fjalën “koti” është avancim në standardet e komunikimit dhe jo gjuhë denigruese”.

“Ishte një përpjekje e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së [Arben Gashi] për ta imponuar një gjuhë në Kuvend e cila i shkon për shtati më shumë qeverisë dhe jo Kuvendit të Kosovës”.

Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës e ka cilësuar të çuditshëm kërkimfaljen që deputeti i LDK-së Kujtim Shala pati për kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin.

“E kam problem t’i lexoj standardet në LDK. Mua më vjen keq se pikërisht nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së [Arben Gashi] është fyer kryetarja e Kuvendit [Vjosa Osmani] duke iu adresuar “a je normal?”, kurse arsyetimi i Kujtim Shalës ishte i çuditshëm kur tha se ‘unë mund të flas këtu me idenë që mos të regjistrohem’, pak a shumë fjala që e përdorin delikuentët ‘marre është me të zanë dhe jo me bo’”.

Deputeti i Vetëvendosjes që nuk është zmbrapsur nga cilësimi i Qeverisë Hoti si “koti” ka treguar arsyet se pse ia dha këtë mbiemër ekzekutivit.

“Qeveria e cila doli më 3 qershor është qeveri e pakicës – ka problem me legjitimitet, legalitet dhe kredibilitet. Siç po shihet, prej fillimit të ditës deri tani asnjë iniciativë nuk janë në gjendje ta kalojnë, sepse nuk i kanë numrat. Një qeveri në rrethana demokratike e cila nuk i ka numrat për të kaluar edhe vendimet më bazike veç një fjalë mbetet ta përshkruash – qeveri koti”.

Por, a është Lëvizja Vetëvendosje shembulli më i mirë për sjelljen brenda Kuvendit të Kosovës – marrë parasysh edhe skenat e hedhjes së gazit lotsjellës në ambientet e tij?

“E kemi bërë për mbrojtjen e territorit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës që cenohej me projekte si ‘Zajednica’ dhe Asociacionin”.

Deputeti i Vetëvendosjes nuk ka lënë pa përmendur në mënyrë ironike edhe zhvillimet e fundit në LDK ku Vjosa Osmani u shkarkua nga pozita e nënkryetares.

“Eliminimi dhe diferencimi politik i deputetes më të votuar në Kuvendin e Kosovës nga radhët e subjektit politik pikërisht pse s’pajtohet me diktatin partiak, derisa neve na kanë lodhur duke thënë që LDK-ja është shembull i një partie ku ka diferencë të mendimeve. Nëse LDK-ja është shembulli i demokracisë vajhalli për ne në këtë vend”.

“Mënyra se si funksionon një subjekt politik po reflekton në Kuvend. Nuk e di se si do të ishte korrekte fjalimi i një deputeti, a duhet të shkojë që ta marrë paraprakisht pëlqimin në zyrën e LDK-së nëse është në rregull ose jo”.

 

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Lajmet e Fundit