6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Si vijon poezia e Rita Petros “Mallkimi i Parë”?

Poezia “Mallkimi i Parë” e poetes Rita Petro është bërë virale në internet duke u quajtur si herezi, blasfemi e të tjera e të tjera dhe duke u kthyer në arsye për të luftuar edhe vetë autoren. Por as mbështetësit e asaj poezie nuk ishin të pakët. Ata shpreheshin se në të kishte një filozofi të shprehur në nëntekstin i cila duhej kuptuar.

Të gjithë e kemi lexuar pjesën e parë e poemës “Legjenda e motrës dhe e vëllait” që është edhe poezia “Mallkimi i Parë”, por po e paraqesim sërish për të kuptuar lidhjen e saj me pjesën tjetër:

Mallkimi i Parë

Zoti im, ATI im

Cili është ai mashkull

Aq i bukur

Që po vjen te unë

Sytë shigjeta-tinëzare

Drejt në zemër

M’i ka ngulur?

Kur më prek

Me duart aq të buta

Lëkurën ma puçrron…

Pse kur më puth në qafë

Drithëroj e tëra

Njomem atje poshtë?

Buzët më hapen

E kërkojnë buzët e tij

Gjuha e tij e lëngësht

Gjuhën time do?

E kur kaq butësisht

Më përqafon

Ndiej në bark

Të ngjeshur

Mikun e tij të fortë!

Qepe gojën, boll

Mjaft me këto dokrra

Ai është vëllai yt

E kjo që mendon

Është blasfemi!

Në ferr do të digjesh

Nëse shkon me të

Kurrë më për gratë

S’do kem mëshirë

E në jetë të jetëve

Do të vuajnë

Mallkimin tim!

Në djall vafsh ti, o Atë

Bashkë me vullnetin tënd!

Vëllai im

Unë dua të kryej incest me ty!

Menjëherë pas kësaj poezie, vjen pjesa e dytë e titulluar “Dëshira për ta bërë me ty…”:

Kafkën time

Tashmë me kohë

Të betonuar

Dikush aty brenda

E qëllon me një çekan të rënde

Bamb e bumb

Bamb e bumb

I ndjej plasaritjet

Dhe të çarat

Që thellohen

E presin

Gjakun të vërshojë

Nëpër to

Ta njomë

E ushqejë

Tulin e trurit tim

Nga korja e tharë

Mbuluar

Por lumi ka ngecur

Diku aty

Nën një pemë

Të pakapërcyeshme

Ndërtuar nga

ATI i Atit tim.

Oh,

Që s’më hiqet

Kjo dhimbje koke…

Poezitë janë marrë nga “Vrima”, poema II “Legjenda e motrës dhe e vëllait”, fq.60-63

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lajmet e Fundit