Sinan Aliaj zgjedhet kryetar i Nismës në Prizren

SinanAlia-pdkSinan Aliaj është zgjedhur kryetar i Degës së Nismës për Kosovë në Prizren.

“Po sot jam zgjedhur kryetar i Degës së Nismës në Prizren”, ka konfirmuar Aliaj për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, Naser Buzhala do të vazhdojë si Sekretar i Nismës.

Nisma në Prizren deri më tash ka qenë e drejtuar nga koordinatori Sejdullah Hoxha.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ndërkaq ka falënderuar Hoxhën për kontributin që ka dhen si koordinator i Nismës në Prizren.

Ai ka uruar suksese kryetarit të ri, Sinan Aliajn për zgjedhjen në krye të Nismës në këtë qytet.

Sinan Aliaj me profesion është historianë dhe skulptor . Ai ka qenë bartës i shumë proceseve në luftën për çlirim dhe njëherit ideator dhe autor i shumë veprave artistike në Republiken e Kosovës.

Ai në fjalën e tij të parë si kryetar dege, falënderoi të gjithë anëtarët për besimin e dhënë .

“Nisa jo si të tjerët por krejt ndryshe, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për mendimet dhe arsyet tona, nëse duam t’i japim kuptim misionit dhe qëllimit tonë”, tha Aliaj.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit