Sivasspori në “hall” para ndeshjes ndaj Ballkanit, paraqitet në “Fadil Vokrri” me pesë mungesa

Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Ligës së KonferencësSkuadra nga Suhareka do të ndeshet me Sivassporin të enjten e 13 tetorit.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 21:00, teksa sfida është e vlefshme për grupin G.

Skuadra e Riza Çalimbay është nisur tashmë drejt Kosovës, derisa sot pritet ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.

Por, trajneri turk është në “hall” të madh para kësaj ndeshje.

Siç raportojnë mediat në Turqi, Sivasspori do të duhet të futet në këtë ndeshje me pesë mungesa.

Leke James, Ziya Erdal, Ahmed Musa, Samba Camara dhe Fredik Ulvestad janë mungesat e skuadrës nga Sivasi në këtë përballje./FrontOnline/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit