Snoop Dog ndalohet nga policia italiane

Ylli i repit Snoop Dog, është ndaluar nga policia italiane, përderisa po i mbante 422,000 dollarë cash.

Këngëtari po udhëtonte përmes aeroportit në Kalabri, në jug të italisë, ku ai ka performuar në disa koncerte.

Shuma e cila përfshin më shumë se 10,000 euro, duhet të deklarohet nga cdo kush që i mban me vete në aeroportet e Bashkimit Europian, raporton BBC.

Javën e kaluar, reperi amerikan ishte arrestuar nga policia suedeze në Uppsala nën dyshimin se kishte konsumuar drogë.

Ai kishte kritikuar policinë se e kishin profilizuar në mënyrë raciale, por policia suedeze ka thënë se do të presin rezultatet e testit që të dalin, në mënyrë që të konststohet nëse ai kishte konsumuar drogë.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit