11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

S’ka bursa për studentët e masterit: Të martën edhe ata para Rektoratit

UP-rektoratiStudentët e nivelit master, të pakënaqur me vendimin e Rektoratit që këtë vit të përjashtohen nga bursa, do të mblidhen të martën para ndërtesës së menaxhmetit të Universitetit të Prishtinës.

Njoftimin e ka bërë një student i nivelit Master, duke thënë se ata kanë provuar të takohen me rektorin Ramadan Zejnullahu, por këtë nuk e kanë arritur.

“Arsyeja pse po ju drejtohem juve është kjo: deri këtë vit bursat që ka shpërndarë UP-ja, janë shpërndarë për të gjitha nivelet e studimeve. Ndërsa, sivjet, kur ne prisnim shpalljen e konkursit për të aplikuar për bursa, Rektorati deklaron se bursat për nivelin Master nuk do të shpërndahen. Kemi provuar dy here te takohemi me rektorin Zejnullahu, por nuk na është mundësuar”, ka shkruar ky student në adresë të portali Koha.net.

Ai ka treguar se të martën më 2 shkurt, në orën 10:00 paradite, do të mblidhen përsëri me shpresën për të kontaktuar direkt me rektorin Zejnullahu.

Koha Ditore kishte raportuar qysh në dhjetor të vitit të kaluar se ndarja e bursave për studentët e dalluar, në këtë vit akademik bëhet me rregulla tjera. Me rregulloren e re, UP-ja do të japë bursa vetëm për nivelin Bachelor.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte sjellë vendim që bursa të mos u jepen më studentëve të niveleve tjera.

Universiteti i Prishtinës e kishte nisur këtë vit akademik me telashe të mëdha financiare, të cilat kanë rrjedhur si pasojë e zvogëlimit të të hyrave vetanake, pas vendimit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi për përgjysmimin e pagesave të studentëve për semestër dhe një sërë zbritjesh tjera të pagesave për UP-në nga ana e studentëve.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit