13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

S’ka koalicion LDK – LVV pa u certifikuar rezultatet, ndërkombëtarët ankohen për vonesa

Derisa bashkësia ndërkombëtare po kërkon me ngulm të mos ketë vonesa në formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur të dakordohen për një koalicion të mundshëm mes tyre.

Përfaqësues të të dyja partive kanë thënë se me t’u certifikuar rezultatet zgjedhore do t’i jepet epilog formatit të qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zëri.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse janë deklaruar se janë dakorduar për 90% të planprogrameve qeverisëse, po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit për ta caktuar formatin e qeverisë së re. Derisa ende nuk janë rinumëruar në tërësi votat nga KQZ-ja, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare po kërkojnë me ngulm formimin e qeverisë së re, pa shkaktuar vonesa. Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, në një intervistë për medie ka deklaruar se pret që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të formohen sa më parë, me qëllim që Kosova të përqendrohet në reformat e saj në të gjitha fushat.

“Qeveria dhe Kuvendi duhet të formohen sipas procedurave të brendshme, por ky proces nuk duhet të vonohet pa nevojë. Shpresojmë se formimi i Qeverisë do të ndodhë së shpejti, pasi Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale, në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj”. Në anën tjetër ajo ka thënë se përfshirja e ministrave serbë duhet të ndodhë, meqë një gjë e tillë është e përcaktuar me Kushtetutën e vendit

Më Shumë

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit