2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

(S)ka konfiskim të pasurisë

Lëvizja ‘FOL’ ka organizuar sot në Prizren debatin me temën “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve”. Në këtë debat është diskutuar në veçanti puna e Prokurorisë dhe Gjykatave në Komunën e Prizrenit.

Pjesë e panelit ishin Genc Nixha, prokuror në Prokurorinë Themelore dhe, Skender Çoçaj, gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Temat e këtij debati ishin: Sfidat Ligjore në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, rezultatet e institucioneve rreth sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë dhe niveli i koordinimit të institucioneve të drejtësisë në këtë fushë.

Lidhur me këtë temë, gjykatësi Skender Çoçaj, tha se kjo çështje kohëve të fundit është aktualizuar mjaft dhe ka një rëndësi të veçantë.

“ Ligjit i ri ofron njohuri dhe kapacitete për trajtimin e çështjes në fjalë:, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për sfidat lidhur me konfiskimin e pasurisë, ai tha se “regjistrimi dhe posedimi paraqesin vështirësi në trajtimin e lëndëve nga gjykata”.

Në anën tjëtër, prokurori Genc Nixha, lidhur me temën në fjalë, tha se në rastin e konfiskimit të pasurisë dhe faktimin konkret, mund të themi se përgjegjësitë që na përkasin i kemi kryer si duhet, dhe për këtë çështje duhet të jemi mjaft të kujdesshëm”.

“Në trajtimin e duhur të këtyre çështjeve duhet të angazhohen prokurorë më profesional”.

Ai kërkoi koordinim më të madh me policinë dhe gjykatat.

Të pyetur nga gazetarët për ndonjë të dhënë rreth konfiskimit të pasurisë, prokurori Nixha tha se “Prokuroria nuk posedon statistika, ndërkaq gjykatësi, Skender Çoçaj, tha se “Gjykata ka vepruar në disa raste”, të cilat sipas gazetarëve u vlerësuan simbolike./TVPZ

Më Shumë

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Shannon Shorter kalon me sukses kontrollin mjekësor te Bashkimi

Lojtari i ri i Bashkimiit, Shannon Shorter, ka përfunduar me sukses kontrollin mjekësor, duke bërë hapin e fundit drejt bashkimit të plotë me skuadrën...

Lajmet e Fundit