7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

S’ka para, pezullohen kujdestaritë në spitalin e Prizrenit

Ka më shumë se një muaj që në disa reparte të Qendrës Spitalore Rajonale “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit nuk ka shërbime të kujdestarisë gjatë natës. Drejtuesit e spitalit thanë se kujdestaritë janë hequr nga niveli qendror me qëllim të kursimit të buxhetit, pas një vlerësimi paraprak të bërë për numrin e vizitave të pacientëve në sektorët, që tashmë do të ofrojnë mjekë vetëm në raste emergjente.

Kësisoj shërbimet e kujdestarisë aktualisht kanë pushuar në repartet e ORL-së dhe të Pulmonologjisë (Mushkërive).

Afrim Avdaj, drejtor i Qendrës rajonale shëndetësore në Prizren, ka thënë për “Zërin” se vendimi për heqjen e kujdestarive është aplikuar nga niveli qendror, përkatësisht Shërbimi Spitalor pranë QKUK-së dhe ka të bëjë me të gjitha qendrat rajonale spitalore të vendit, të cilat duhet ta zbatojnë një vendim të tillë.

Më Shumë

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Lajmet e Fundit