7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën e pestë.

Sipas zyrtarëve komunalë, për këtë projekt janë iniciuar procedurat e prokurimit qysh nga viti i kaluar dhe se shkaku i ankesave të përsëritura nga operatorët ekonomikë lënda ka mbetur në OSHP, raporton KOHA.

Ndërsa opozita pohon se ky premtim i papërmbushur tregon mungesën e performancës së qeverisë komunale në realizimin e projekteve.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ka pohuar se pushteti lokal ka planifikuar në buxhetin e DKA-së mjetet për realizimin e projektit të shpërndarjes së shujtave për nxënësit dhe se në momentin që përfundon procedura e ankesave, do të lidhet kontrata me operatorin fitues dhe do të nisë shpërndarja e shujtave.

Por nga opozita, kryetari i Degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka thënë se premtimi për shujtat e nxënësve jo që nuk po mbahet, por nga Komuna nuk ka as transparencë se përse nuk po realizohet ky projekt.

Javë më parë Instituti GAP ka publikuar progresin në përmbushjen e premtimeve nga kryetarët e komunave, ku figuron se deri në qershor 2020 shujtat ushqimore nuk janë shpërndarë për nxënësit dhe shtohet se: “Komuna ka raportuar se procedurat tenderuese kanë mbaruar, është kontraktuar kompania dhe në momentin që fillon mësimi do të bëhet dhënia e shujtave”.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit