13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

S’ka zgjedhje, partitë ulen për bisedime

Minimale janë gjasat që këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Megjithatë, drejtuesit e partive politike javën tjetër pritet të ulen në një tryezë të organizuar nga partia më e madhe opozitare (LDK-ja) për të diskutuar për këtë çështje. Analistët politikë vlerësojnë se zgjedhjet mund të mbahen vitin tjetër, pasi këtë vit pritet të nisin temat e mëdha si: Gjykata Speciale, Asociacioni i Komunave Serbe,. shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partitë politike pritet të ulen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët gjatë të mërkurës së javës që vjen. Përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare (LDK) kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme se të gjitha subjektet politike do t’i marrin zyrtarisht ftesat për të qenë në këtë takim. Sipas tyre, nëse tryeza, e cila ndër të tjera ka për synim që të arrijë dakordim për zgjedhje të parakohshme, dështon, atëherë do t’i nisin procedurat për ngritjen e mocionit të votëbesimit të Qeverisë. Megjithatë, përfaqësuesit e partive në koalicion janë shprehur të vendosur se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje. Shumica e partive politike kanë vlerësuar se duhet marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja.

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë kanë thënë për “Zërin” se ende nuk i kanë shqyrtuar ftesat, porse janë pro tryezave, në të cilat diskutohet për rrugëzgjidhje të çfarëdo problemi.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Lajmet e Fundit