Skandali i blerjes së votave, jep dorëheqjen presidenti i Perusë

Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski ka dhënë dorëheqjen pasi ishte akuzuar si i implikuar në skandalin e blerjes së votave.

Në një fjalim drejtuar kombit të tij, Kuczynski mohoi implikimin, por tha se nuk donte të ishte një “pengesë” në zhvillimin e vendit.

Presioni ka ardhur në rritje ndaj tij, pasi u shfaqën filmat e aleatëve të tij që u ofrojnë politikanëve të opozitës shpërblime financiare nëse e mbështetën atë në votim.

Kuczynski, 79 vjeç, mbijetoi në pushtet gjatë një votimi të veçantë në dhjetor. Kundërshtarët e tij donin ta largonin për dyshime se merrte pagesa të paligjshme nga gjiganti i ndërtimit brazilian, Odebrecht.

Por ai mbajti pushtetin me një diferencë të vogël dhe akuzoi opozitën për përpjekjen për të bërë një grusht shteti. Në fjalimin e tij, Kuczynski tha se pamjet e videos ishin redaktuar për ta akuzuar atë.

“Opozita është përpjekur të më përshkruajë mua si një person i korruptuar dhe ata kanë arritur të ndikojnë një grup punonjësish të arsyeshëm dhe të ndershëm rreth meje, duke i futur ata në mënyrë të padrejtë në këtë komplot për të shkatërruar qeverinë”, tha ai.

“Unë i refuzoj kategorikisht këto pohime të pabazuara dhe riafirmoj angazhimin tim për një Peru të ndershme për të gjithë”.

Më Shumë

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit