2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Skandaloze: Çoçaj i hedhë në shportë faktet e ofruar për korrupsion nga Rexhaj

nexhati cocaj arber rexhajDrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj i ka hedhë në shportë faktet e dokumentuara për korrupsion nëpër shkolla, që kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ia ka dorëzuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Rexhaj thotë se drejtorit Çoçaj ia ka dorëzuar faktet e mbledhura për korrupsionin e shkollave në mënyrë që ai vet t’i dorëzojë në Prokurori.

“Po t’i ofroj këto fakte që dëshmojnë se nëpër shkolla ka korrupsion. Unë kërkoj që ju vet t’i dërgoni në Prokurori” i ka thënë Rexhaj, Çoçajt.

Ai fillimisht para kuvendarëve ka ironizuar me Rexhajn, duke ia gjuajtur në tokë faktet e ofruara, ndërkaq pas seancës i ka hedhur në shportë.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha tregon për ‘PrizrenPress’ se kryetari Ramadan Muja nuk ka marrë asnjë dokumente për keqpërdorime të mundshme që ka mund të ndodhin nga Drejtoria e Arsimit.

“Kuvendarët nuk ofruan asgjë për kryetarin Muja. Veç llafe të kota kanë bërë.

Asnjë rast konkret me letra nuk doli”, thotë Berisha.

“Rexhaj ia ka lënë dy letra kot Nexhatit, por ai i mori dhe i gjuajti në shportë”, tregon ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Lajmet e Fundit