Eda Zari vjen në Prishtinë më 27 marsi

Eda Zari and friendsKëngëtarja shqiptare e muzikës jazz, Eda Zari, vjen në Prishtinë me ekspozitë personale dhe performancë live me 27 mars në Teatrin ODA.

E shoqëruar nga perkursionisti i mirënjohur Rhani Krija (nga grupi “Sting”, nga pianisti Ilir Bajri dhe basisti Visar Kuçi, artistja sjellë një përjetim të ve çantë, një përvojë të përzgjedhur për syrin, veshin, mendjen dhe shpirtin.

Instalacionet fotografike (vendosur në koncept interaktiv në sallën e Teatrit ODA) do të shoqërohen nga forma të ndryshme muzikale: jazz, etno-motive, improvizime, ritme trance, instrumente monokorde arkaikë, zëra, tinguj natyror, etj.

Zëri dhe interpretimi i Eda Zarit, në dialog me muzikantët e saj, do të zgjerojnë spektrin tonal, duke sjellë nuanca vajtimi, heshtjeje, nota sensuale, melankolike, por aq dhe vitale, plot energji, të marra nga repertori dhe arsenali i saj improvizues.

Karakteri i kësaj performance është meditativ, duke sjellë dëshirën për heshtje në paqe me shpirtin dhe do të zgjasë 70 minuta, e ndarë në katër pjesë, pa pushime.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit