6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Skandaloze: Mytaher Haskuka i del në mbrojtje Tayyip Erdoganit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka dalë në mbrojtje presidentit turk, Rcep Tayyip Erdogan. Ai tha se Erdogan ka të drejtë të përzihet në punët e Kosovës, “sepse Turqia ka dhënë shumë për këtë vend”.

“Erdogan është mik i Kosovës,prandaj ai ka të drejtë të kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj”, tha Haskuka, në një konferencë të jashtëzakonshëm për media.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar hapur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e dy personave të cilët ishin përgjegjës për operacionin që arrestoi ‘gylenistët’. Erdogan në një tubim të madh të partisë së tij, i ka thënë Haradinajt se do të japësh llogari për këtë.

Ndërkaq, mendim të njëjtë me Erdoganin ka ndarë edhe Haskuka.

Sipas tij, të gjithë ‘gylenistët’ që janë strehuar në Kosovë, duhet të arrestohen dhe të dëbohen për në Turqi.

“Ata janë të rrezikshëm edhe për Kosovën”, tha ai, transmeton “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kritikuar edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn,pasi që ky i fundit mbrëmë nga Prizreni i është përgjigjur presidentit turk, Rcep Tayyip Erdogan.

“Limaj ka të drejtë t’i përgjigjet Erdoganit, por jo nga Prizreni. Ai, është dashur ta di se unë jam kryetar i Prizrenit, prandaj nuk mundet askush me dërgu selame nga ky qytet për Erdoganin askush pa më më pyetur”, tha Haskuka.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, nuk është befasuar me reagimin e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, tha se një reagim i tillë ka qenë i pritshëm nga Haskuka.

“Unë në fushatë kam thënë se ai është turqeli, por qytetarët nuk më besuan. Edhe ju mediat i dhatë zjarr deklaratës sime. Tash mos u befasoni me deklarata të tilla”, tha Totaj.

Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e vitit të kaluar është zgjedhur kryetar i Prizrenit. Ai, bashkëqeverisë me LDK-në dhe Nismën. Aprilliiiiii.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Maratonë simbolike me biçikleta për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve...

Lajmet e Fundit