2.9 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Skenari absurd për kupat e Europës, si UEFA i bën lëmsh federatat

Synimi është përfundimi i kampionateve, por nëse nuk ndodh diçka e tillë, atëherë do të ketë përplasje të shumta. “Repubblica” dy ditë më parë, The Sun e media të tjera dje, raportojnë se UEFA do të përcaktojë skuadra pjesëmarrëse në kupat e Europës në bazë të koeficientit, për sezonin e ardhshëm.

Referuar këtij skenari, në Shqipëri do të përjashtohej nga garat evropiane Tirana, që kryeson renditjen pas 26 javësh kampionati. Bardheblutë vitet e fundit nuk kanë marrë pjesë në kupat e Europës dhe janë skuadra të tjera që e kanë koeficientin më të lartë.

Me Skënderbeun të dënuar nga UEFA, Kukësi shkon në Champions League, kurse në Europa League Partizani, Laçi dhe Teuta. Ky skenar, nëse vërtetë është propozuar nga UEFA, me gjasa është bërë që edhe klubet të shtyjnë që gara të zhvillohet.

Tirana, që është shumë pranë titullit kampion, të mbetej jashtë kupave të Europës prej një vendimi në tavolinë, do të ishte absurde. Edhe në vende të tjera ka raste të ngjashme, duke nisur me Anglinë (shkon në Champions Arsenali i vendit të nëntë, e pësojnë Chelsea e Leicester) e Italinë (Atalanta dhe Inter jashtë Champions, Roma e Napoli përfitojnë). Do ishin disa klubet që do mbesnin jashtë kupave të Europës, vetëm prej koeficientit.

Rregullorja e UEFA-s thotë, që ekipet që marrin pjesë në kompeticionet evropiane, duhet ta sigurojnë diçka të tillë përmes meritës sportive. Nëse marrin rastin e Superioës, me Partizanin që shkon ne Europë e Tiranën që mbetet jashtë, vetëm merita sportive nuk ka në mes.

Më Shumë

Gjendet i vdekur 39-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur ditë më parë

Është gjendur i vdekur 39-vjeçari Avdyl Begaj nga Banja e Malishevës i cili ishte shpallur i zhdukur që nga data 18 janar i këtij...

Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të drogës në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë. Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket...

Lajmet e Fundit