8.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Skulptori Artan Peqini reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Puna e skulptorit Sinan Aliaj po kritikohet për punën tij të fundit, shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.

Të shumtë janë ata që këtë shtatore e quajtën ‘marrëzi artistike’ e të tjerë thanë se fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi, por kurrsesi shqiptari.

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë, Artan Peqini, jep mendimin e tij.

“Unë e pashë dhe për arsye etike nuk dua të qëndroj gjatë tek autori dhe tek skulptura. Unë do ta quaja atë një gabim strukturor. Nuk është thjesht pamundësia e autorit për të interpretuar një figurë të tillë, por janë dhe instanca të tjera që marrin vendime. Mënyra se si përzgjidhen njerëzit që do të interpretojnë këto projekte të mëdha artistike është thellësisht e paqartë, thellësisht jo transparente dhe dukshëm produkti është ky që kemi përpara”, thotë ai./tch

Më Shumë

Gjesti kritikon estradën: Ma keni prishë veshin me tallava moderne

Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen...

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku...

Lajmet e Fundit