10.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Smajl Latifi i bindur në fitore, tregon nëse do të ketë koalicion

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit dhe njëherit kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec, Smajl Latifi është shprehur i bindur që në raundin e dytë do të marrë edhe një mandat për të qeverisur me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.Latifi me 17 tetor ka dal i pari e që ka arritur të siguroi 47.23 për qind apo 9 mijë 925 vota.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Korenica është i dyti me 24.78 përind apo 5 mijë e 206 vota.

Smail Latifi i kontaktuar nga Gazeta Blic ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket koalicioneve të mundshme me subjektet tjera në Rahovec, por që ka thënë se bazuar në disponimin e qytetarëve rahovecas, ai do të dal fitues në raundin e dytë.

” Jo nuk ka asgjë konkrete, ne jemi duke i falënderuar qytetarët e Rahovecit. Njerëzit në terren kanë një disponim të mirë që të votohem. Zyrtarisht nuk kemi folur me asnjërën nga partitë e tjera. Do të kapërcejmë edhe këtë sepse ka një disponim shumë të mirë…”, ka thënë ai për Gazeta Blic.

Në rast se mund të ketë ndonjë marrëveshje në Rahovec, atëherë i bie që Smail Latifi këtë mund të bëjë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Burim Krasniqin i cili ka marrë 3 mijë e 326 vota ose 15.83 për qind.

Opsion tjetër për Latifin mund të jetë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë Bejtullah Aliu i cili me 17 tetor doli i katërti me 2 mijë e 386 vota ose 11.36 për qind.

Më Shumë

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën "Ibrahim Rugova". Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi kofirmoi...

Edicioni i 24-të i festivalit ReMusica – 18 koncerte dhe mbi 160 artistë në Prishtinë dhe Prizren

Edicioni i sivjetshëm i festivalit ReMusica, me temën “Contrasts”, eksploron ndërthurjen mes traditës dhe modernitetit në muzikë, duke vënë në pah kontrastet stilistike dhe...

Lajmet e Fundit