17.6 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Smajl Latifi, punonjësve të administratës: Falë jush po marrim lëvdata

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani të nënkryetarit Fatmir Iska, drejtoreshës së Administratës Saranda Sallteku, ka mbajtur sot takimin e katër me punonjës të administratës për vitin 2019.

Kryetari Latifi i ka përgëzuar të gjithë punonjësit e administratës për punën që janë duke e bërë në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të komunës. Sipas kryetarit Latifi me punën e tyre komuna e po vlerësohet pozitivisht si nga OJQ-të, vendore gjithashtu edhe nga ato ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.

“Jemi këtu në takimin e katërt për vitin 2019 dhe se kjo praktik e takimeve me të gjithë punonjësit e administratës, do të jetë edhe gjatë vitit 2020. Përmes këtyre takimeve, ne kemi mundësi t’i diskutojmë të gjitha gjerat që ju i shihni të nevojshme që ne t’i diskutojmë. Dua të ju falënderoj secilit punonjës për angazhim që keni ndaj punës dhe si rezultat i angazhimit tuaj, ne si komunë jemi duke u vlerësuar pozitivisht nga OJQ-të vendore si dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Nga ju kërkoj që angazhimi, serioziteti në punë të mos mungoj edhe gjatë vitit dhe sukseset për komunën e Rahovecit të jenë edhe më të mëdha gjatë vitit 2020”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Nxënësit njihen nga afër me punën e policisë në Prizren

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me stacionet policore të rajonit, organizoi...

Sekretari i degës së LDK-së në Prizren, Bashkim Rrezja: Do të jemi befasi e zgjedhjeve të 12 tetorit

Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Bashkim Rrezja, ka deklaruar se partia është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit