18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Smajl Latifi: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës

SmajlLatifi-rahovecIsh kryetari i Komunës së Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi, tanimë ka vendosur të kandidojë sërish, kësaj here për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Kandidati i AAK-së, i bindur në fitoren e partisë së tij në krye me Ramush Haradinaj, ka thënë se asnjëherë nuk i është ndalur punës, duke qenë sa më afër qytetarëve të Rahovecit, duke punuar për drejtimin e ri, gjithashtu duke ngritur zërin për të metat e qeverisjes aktuale në komunë, shkruan portali Fishmedia.
Latifi ka kritikuar udhëheqjen aktuale të Rahovecit, duke thënë se nuk kanë as një plan konkret, dhe se janë në shpërputhje me pritjet e qytetarëve

“Mungojnë planet, mungojnë angazhimet, nuk ka energji vepruese, ku absolutisht janë në shpërputhje me pritjet e qytetarëve” ka thënë Latifi.

Ish kryetari i Komunës Latifi ka thënë se tanimë i ka hyrë garës për deputet, ku në fokus do të jetë Rahoveci me rrethinë, dhe se do të jetë zëri i qytetarëve të Rahovecit në Parlamentin e Kosovës.
“Asnjëherë në jetën time nuk i kam braktisur qytetarët, tani do të jem zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës, do të mundohem ta jap maksimumin për projekte të reja zhvillimore në të mirë të qytetarëve të Rahovecit, t’ju sjell sa më shumë të mira materiale”.

“Fokusi do të jetë Rahoveci me rrethinë, ka shumë sfida që duhet të përballemi, dhe jam gati ti tejkaloi ato me suksese”, ka thënë Latifi për Fishmedia.

Më Shumë

Fitore e ngushtë: Liria mposht Prizrenin me gol të Bashës

Në një përballje miqësore në fushën e lojës, FC Liria doli fituese me rezultatin 1:0 kundër FC Prizrenit. Goli i vetëm dhe vendimtar për...

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Lajmet e Fundit