11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Smaka:Koalicioni ka të drejtë, por nuk reflekton vullnetin

riza smakaProfesori Riza Smaka thotë se nuk ka pasur nevojë të krijohet asnjë paqartësi sa i përket asaj se kush ka të drejtën ta jap mandatarin për kryeministër të ardhshëm. Në një intervistë të shkurtë për Radio Kosovën, Smaka thotë se mund të jetë grupimi që ka bërë marrëveshjen, pra LDK, AAK dhe Nisma, por mund të jetë edhe grupimi tjetër me në krye PDK-në si fituese e zgjedhjeve.

Profesori i të drejtës kushtetuese Riza Smaka konsideron se marrëveshja e partive opozitare, LDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën, ka bazë kushtetuese. Por, ai thotë se nuk e reflekton aspak vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit. Smaka sqaron se sipas Kushtetutës së Kosovës, të dyja grupet politike, edhe partia fituese, por edhe partitë tjera, kanë të drejtë të tentojnë ta bëjnë shumicën në Kuvend për ta formuar Qeverinë.

“Nuk do duhej të shihej me animozitet, domethënë këta po bëjnë kësisoj, kur neve na takon. Unë besoj se edhe grupi tjetër nuk do të rrijë duarkryq, do të tentojë të bëjë grupimi për ta propozuar kandidatin. E kandidatin mund ta propozojë ai grup politik që ka më shumë vende në Kuvend, jo nga zgjedhjet”, tha Smaka për Radio Kosovën.

Smaka thekson se a priori gjithnjë e ka kuptuar që partia fituese e zgjedhjeve është titullarja për ta marrë mandatin, porse kështu nuk e përcakton Kushtetuta e Kosovës.

“Kur kam studiuar jurisprudencën, unë ‘a priori’ e kam marrë që partia politike që ka më shumë vota është titullarja e parë që tenton ta marë mandatin, por në Kushtetutën tonë nuk shkruan ashtu. Nuk thuhet që partia ose koalicioni që ka marrë më shumë vota se të tjerët, por thotë që e ka siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend”, tha Smaka për Radio Kosovën.

Po sa e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, marrëveshja ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, kur këto subjekte në zgjedhje kanë garuar me programe të ndryshme?

“Nuk e reflekton fare. Partitë politike në vendin tonë, fare nuk janë konsekuente. Gjatë tërë kohës flasin se kurrë ne nuk do të bashkëpunojmë, e jemi kontrarë, etj., në momentin kritik bashkohen. Domethënë lajtmotiv kryesor i liderëve politikë në vendin tonë është pushteti, e jo shteti. Domethënë, nuk është programi fare”, tha ai.

Ndërkohë, si e sheh profesori Smaka daljen nga situata e krijuar?

“Mund të jetë edhe kjo. Tentativë që ky bllok apo ai bllok ta bëjë shumicën dhe eventualisht interpretimi nga Gjykata Kushtetuese dhe pastaj ndoshta edhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Qeveria teknike në rrethana të tilla do të ishte e domosdoshme, e pashmangshme”, tha Smaka.

Sipas tij, sikur mos t’i jepej kaq shumë publicitet kësaj çështje nga partitë e opozitës, çështja do të kalonte më lehtë, por tani nëse opozita e merr pushtetin, do ta ketë shumë të vështirë, ngase do të përballet me një opozitë të fortë, për shkak se kontradiktat janë emocionalizuar dhe pritet të ketë konfrontime edhe më të mprehta politike mes dy blloqeve

Më Shumë

Kosova nënkampione e Evropës: Migjen Shala fiton medaljen e bronztë

Sukses historik për kombëtaren tonë të aeronautikës. Ekipi i Kosovës fitoi dy medalje në Kampionatin Evropian, disiplina precizion në paragllajdizëm (FAI Class 1), që...

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Prizren

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të enjten në Prizren nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Grabitje”. Të mërkurën një 35-vjeçar...

Lajmet e Fundit