Sokoli largohet nga Malisheva

Bylbyl Sokoli më nuk është trajner i Malishevës. Klubi nga qyteti qendëror i Kosovës ka njoftuar të enjten për ndarjen e rrugëve.

 

“FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës.

Klubi i dëshiron suksese dhe i uron shëndet në të ardhmen”, ka njoftuar Malisheva.

Me Sokolin si trajner Malisheva ia kishte dalë që të mbetet në Superligë.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit