10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Sondazhi i porositur nga Klan Kosova: VV 41.10% – PDK 20.80% – 15.70%- AAK 8.60%

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit, televizioni Klan Kosova e ka porositur një sondazh për të paraparë se cila parti mund të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.

Të gjeturat e këtij sondazhi janë prezantuar nga hulumtuesi Fisnik Halimi, ekskluzivisht në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Sipas sondazhit në fjalë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë më së shumti vota në këto zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje – 41.10 për qind

Partia Demokratike e Kosovës – 20.80 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës – 15.70 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 8.60 për qind

Vjosa Osmani – 3.20 për qind

Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e plota për secilën parti apo kandidat veç e veç:

Më Shumë

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Të enjten mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet...

Lajmet e Fundit