Sonte derbi Prishtina – Bashkimi

Rikthehet Superliga e Femrave me ndeshje interesante. Kryendeshja e xhiros së 18-të është mes Prishtinës dhe Bashkimit, që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Vajzat portokallezi ende nuk njohin për humbje këtë edicion, ndërsa vijnë nga fitorja e Kupës së Kosovës nga i njëjti kundërshtar Prishtina.

Vajzat nga kryeqyteti të cilat renditen në vendin e dytë dhe kanë regjistruar 14 fitore dhe vetëm tri humbje. United Basketball pret në shtëpi Penzën në kuadër të kësaj xhiro. Vajzat nga Peja në ketë edicion kanë dhjetë fitore e dhe gjashtë humbje, ndërsa gjilansaet kanë katër dhe 13 humbje.

Kurse Trepça udhëton për në Gjakovë nga ora 16:00. Trepça ka pesë fitore dhe 12 humbje, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore dhe 16 humbje.

 

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit