11.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Sonte super përballja Barcelona-Juventus

Liga e Kampionëve sot do të sjellë një ndeshje tejet interesante ndërmjet dy gjigantëve të futbollit, Barcëlonë – Juventus, që luhet në kuadër të ndeshjes së fundit në grupe.

Takimi do të zhvillohet në “Camp Nou”, nga ora 21:00.

Vëmendja e gjithë futbolldashësve do të jetë te dyshja e jashtëzakonshme Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Të dy lojtarët do të jenë startues dhe pritet që të dhurojnë spektakël në këto ndeshje.

Ndeshjen e parë e kanë fituar blauranët në Itali me rezultat 0-2, por në këtë ndeshje mungoi Cristiano Ronaldo për shkak se ishte i infektuar me COVID-19.

Barcelona pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Juventusi në vendin e dytë me 12 pikë.

Bianconerëve i duhet një fitore me rezultat 1-3, ose 0-3, për ta marrë vendin e parë në të kundërtën do të mbetet në vendin e dytë.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit