12.8 C
Prizren
E martë, 14 Maj, 2024

Sot dita ndërkombëtare e Frankofonisë, Kosova pa aktivitete

flamuri i francesDita Ndërkombëtare e Frankofonisë që është 20 marsi, nëpër gjithë vendet anëtare festohet në mënyra të ndryshme.

E Kosova ende nuk është paralajmëruar që do të ketë ndonjë aktivitet, aq më shumë kur në nëntorin që lamë pas Kosova u bë anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Pos Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë në të njëjtën kohë janë anëtarësuar edhe Kosta Rika dhe Meksika.

Kështu Kosova është bërë vëzhguesja e 20 e radhës.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.

Në nëntor, mbi situatën e grave dhe te rinjve frëngjishtfolës në postin e sekretarit të përgjithshëm është përzgjedhur kanadezja Michaelle Jean.

Mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, fryt i Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjencisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998. Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.

Qëllimi i kësaj organizate është promovimi i gjuhës frënge dhe llojllojshmëria kulturore dhe gjuhësore; promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut; mbështetja e arsimit, trajnimit, arsimit të lartë dhe hulumtimit; promovimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas të dhënave më të reja në botë janë: 220 milionë frëngjishtfolës në botë, 60% nga frëngjishtfolësit janë më të rinj se 30 vjet, 900 000 profesorë të gjuhës frënge në botë./RTK/

Më Shumë

Lajmet e Fundit