Sot finalja e madhe e botërorit, Francë-Kroaci

Kupa e Botës “Rusia 2018”, sot vjen me finalen e madhe.

Pas një muaj rresht, ky eveniment i madh i futbollit, do të mbyllet më super-sfidën Francë-Kroaci.

“Gjelat” dhe kroatët përballen sot pasdite në sfidën për trofeun e këtij botërori. Kroatët e zjarrtë synojnë të bëjnë historinë përball një skuadre të fuqishme siç është Franca e Didier Deschamps.

Padyshim se ballafaqimi mes francezëve dhe kroatëve, parashikohet të jep ndeshjen më të fortë në Botërorin “Rusia 2018”, bazuar në performancën e lartë që kanë treguar këto dy skuadra në këtë eveniment të futbollit.

Stadiumi i Moskës, pritet të jetë arenën e “nxehtë” e kësaj ndeshje të madhe. Futbollistët e të dy skuadrave si asnjë herë më parë do të japin maksimumin, sepse jo gjithë futbollistët mund ta prekin një finale të nivelit të tillë.

Finalja mes Francës dhe Kroacisë nis në orën 17:00.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit