18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Sot i bëhen analizat mjekut të izoluar QKMF’së së Prizrenit që vizitoi vjehrrin e infektuar

Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Prizren. E infektuara është nga fshati Korishë. Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka vendosur që ky fshat të futet në karantinë, meqenëse nuk dihet burimi i infeksionit. Ndërkohë, sot do të testohet edhe mjeku i QKMF’së që pati kontakt me vjehrrin e infektuar, raporton Express.

Detaje rreth gjendjes atje ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu. Në një prononcim për Gazetën Express, Shehu ka thënë se mbrëmë e kanë pranuar vendimin e MSH’së, që Korisha të futet në karantinë.

Shehu ka treguar se sot i janë marrë mostrat edhe mjekut të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht urgjencës, meqenëse i njëjti ka pasur kontakt me vjehrrin e tij, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

“Mbrëmë e kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që Korisha të futet në karantinë. Ka dy arsye për këtë. Njëra është se nuk dihet burimi i infeksionit dhe tjetra meqenëse dyshohet se e infektuara ka pasur kontakt edhe me persona të tjerë. Tash Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të merr edhe mostrat e atyre që dyshohet se kanë pasur kontakt, por për këtë deklarohet IKSHP’ja. Sot në ora 10:00, i janë marrë mostrat edhe mjekut të QKMF’së, dhe sonte pritet që të dalin rezultatet edhe për të”, ka thënë Shehu për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me COVID-19. Aktualisht, numri i të infektuarve në gjithë vendin është 126, në mesin e të cilëve edhe një foshnje 5 muajshe.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Pacientja është nga Korisha e Prizrenit. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftim.

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars. Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik. /Gazeta Express

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit