Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Ndeshjet e Europa League vazhdojnë edhe sonte. Në program janë katër ndeshjet e radhës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Romës, pasi që ekipi i cili do të kualifikohet tutje do të mësohet me një ndeshje të vetme.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Bayer Leverkusenit dhe Rangers në BayArena.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e klubit gjerman me rezultat 3:1.

Në anën tjetër, Wolerhamptoni do të takohet me Olympiacosin, përderisa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Ndërsa ndeshja e fundit dhe jo më pak interesante do të jetë ajo ndërmjet Baselit dhe Eintracht Frankfuritit. Ndeshjen e parë e fitoi Baseli 3:0.

Sot katër ndeshje tjera në kuadër të Europa League

Më Shumë

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit