Sot nis publikimi i listave të veteranëve

AgimCeku5-30Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve apo pjesëmarrësve tjerë në UÇK do të fillojë sot publikimin e listave të para, të verifikuara.

Listat e para do të dalin për zonat operative të Llapit dhe të Karadakut.

Kështu është bërë e ditur dy ditë më parë në një konferencë për media nga vetë kryetari i Komisionit Agim Çeku.

Gjatë kësaj konference Çeku, bëri me dije se nga rreth 66 mijë aplikime, 65 mijë prej tyre janë verifikuar, ndërsa rreth 23 mijë rezultojnë pjesëmarrës të luftës.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit