Sot përfundon Superliga e Kosovës në futboll

Do të zhvillohen sot ndeshjet e xhiros së 36 dhe të fundit në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin garues 2022-23.

Kmapioni, nënkampioni dhe skuadrat që marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm tashmë janë të përcaktuara.

Ballkani është kampion për herë të dytë radhazi, Drita nënkampion kurse Gjilani si skuadra e tretë do të luajë sezonin e ardhshëm në garat evropiane, raporton KosovaPress.

Vëmendja kryesore do të jetë tek skuadra e fundit të tabelës me Ferizajn dhe Trepçën ’89 që janë në luftë për t’i ikur rënies në Ligën e Parë.

Ferizaj ka 38 pikë më vendin e tetë dhe ballafaqohet sot me Dukagjinin, kurse Trepça ’89 ka një pikë më pak në vendin nëntë dhe luan sot kundër Prishtinës.

Këto janë të gjitha ndeshjet:

Trepça ’89-Prishtina

Malisheva-Llapi

Gjilani-Ballkani

Ferizaj-Dukagjini

Drenica-Drita

Të gjitha ballafaqimet nisin nga ora 15:00.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit