8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Sot shënohet Dita e Poezisë

Dita Botërore e Poezisë është një festë e poezisë, letërsisë dhe fjalës së lirë, e që vëzhgohet nga UNESCO çdo vit.

Kjo ditë ka për qëllim nxitjen e krijimtarisë, duke frymëzuar mësimin e poezisë dhe rivendosjen e dialogut mes poezisë dhe arteve të tjera, të tilla si teatër, valle dhe muzikë.

“Ata burra dhe ato gra të cilët kanë instrument të vetëm të punës fjalën e lirë, janë të nderuar, ata imagjinojnë dhe veprojnë në një mënyrë të tillë. UNESCO përshëndet vlerën e poezisë si një simbol i krijimtarisë së shpirtit njerëzor” tha Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-së, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, përcjellë Klan Kosova.

Sipas Bokovës, poezia i jep formë çdo gjëje duke rrethuar me fjalë të tilla aq të bukura për të përçuar tek të tjerët përjetimin e vuajtjes së madhe dhe mjerimit të botës apo edhe gëzimet duke kontribuar në zgjerimin e njerëzimit të përbashkët për të arritur forcën dhe solidaritetin e vet- vetëdijes.

Dita Botërore e Poezisë, shënohet çdo 21 mars, datë kjo e cila u zgjodh gjatë seancës së 30-të, të UNESCO-së e që shënimi i një dite të tillë u vendos në Paris të vitit 1999.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit