Spanja vazhdon ta mbajë qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shfaqur i ngazëllyer të mërkurën në mbrëmje nga Madridi i Spanjës.

Ai ka thënë se ka marrë garanci të forta nga ky shtet se ata nuk do të lëvizin drejt njohjes së Kosovës shtet.

“Në bisedë me mbretin Felipe, sikur edhe me kryeministrin Pedro Sanqez, është qartësuar krejt se Spanja nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe se ata do të vazhdojnë të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Serbisë. Folëm për shumë detaje, për të cilat nuk dua të flas publikisht,” tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë vizitë, mysafiri nga Beogradi nënshkroi ujdi me Madridin zyrtar për blerjen e dy avionëve masivë të transportit, që do të përdoren për nevojat e ushtrisë serbe.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit