4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Specializantët paralajmërojnë protesta

Specializantet ne protestaJanë bërë njëzet ditë që presin që në kontot e tyre të dalin pagesat nga specializimet. Por 315 specializantët voluntarë që në mandatin e ministrit Ferid Agani, ishin kthyer në specializantë me pagesë, ende nuk kanë marrë asnjë cent për punën që kanë bërë në muajin shkurt.

Nëse deri të premte nuk iu dalin pagat në kontot e tyre, ata thonë se janë tashmë të vendosur për të dalë në protesta.

“Ne kemi qenë duke punuar në mjekësinë familjare. Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar nga ne, që të lëmë punën dhe të na kthejnë në specializantë të rregullt. Por gjatë mandatit të tij, ish-ministri i Shëndetësisë na paguante për punën që kemi bërë, por nuk jemi futur në listën e pagave”, thotë një specializant që nuk dëshiron që emri t’i përmendet në gazetë.

Ai ka thënë se nëse deri të premten (sot) në kontot e tyre nuk dalin pagesat, atëherë ajo që dihet sigurt – janë protestat.

Ai ka rikujtuar se ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, i ka garantuar publikisht 315 specializantët që ende nuk janë futur në listën e pagave, se do të zgjidhë statusin e tyre dhe se ata do të paguhen dhe do të futen në listën e pagave./Zëri/

Më Shumë

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Shpërthen zjarr i madh në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e zjarrfikësve,...

Lajmet e Fundit