11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Specialja s’është e njëanshme – i gjykon edhe krimet serbe (DOKUMENT)

Që nga dhjetori i vitit 2010, kur politikani zviceran Dick Marty e shkroi një raport në të cilin ai pretendonte se disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, krijimi i një tribunali ndërkombëtar për të hedhur dritë mbi këto pretendime u bë temë e diskutueshme në arenën ndërkombëtare, por edhe brenda vet opinionit kosovar.

Pas daljes së këtij raporti, Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) e formuar nga Bashkimi Europian, konstatoi se ekzistonin prova t? mjaftueshme për ngritje aktakuzash. Prandaj për t’i shqyrtuar këto pretendime, u paraqit nevoja për krijimin e Gjykatës Speciale, shkruan Klan Kosova.

Pala kosovare ra dakord me BE-në p?r procedimin e këtyre pretendimeve serioze me synim që ta heqë renë e zezë që i rrinte mbi kokë dhe kështu më 3 gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosov?s miratoi ligjin p?r Dhomat e Specializuara dhe Zyr?n e Prokurorit t? Specializuar.

Për shkak se Specialja u themelua duke u bazuar në raportin e senatorit Marty, brenda opinionit kosovar, por edhe më gjerë u krijua përshtypja se kjo Gjykatë do të ndajë drejtësi të njëanshme për shkak se do t’i gjykojë vetëm pjesëtarët e UÇK-së duke i përjashtuar krimet e kryera nga pjesëtarët e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo për dallim nga interpretimet brenda shoqërisë kosovare, në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit t? Specializuar të miratuar nga Kuvendi theksohej qartë se Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi të gjitha veprat penale që bien nën juridiksionin lëndor të tyre të cilat janë filluar ose kryer në Kosovë.

Kjo nënkupton se secili person fizik (pa dallim të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal) i cili beson se ka pësuar dëm fizik, material apo mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e një vepre penale të shkaktuar nga data 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, mund të ankohet tek Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar.

Madje në pikën e 15-të të draft rezolutës të përgatitur nga Dick Marty, të cilën e ka paraqitur tek Asambleja Parlamentare e Këshillit t? Evrop?s, thuhet se pavarësisht cilës palë i përkasin, të gjithë kriminelët duhet ë vihen para drejtësisë.

“Nuk mund dhe nuk duhet të ketë një drejtësi për fituesit dhe një tjetër për humbësit. Kurdo që ka ndodhur një konflikt, të gjithë kriminelët duhet të ndiqen penalisht dhe të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre të paligjshme, pa marrë parasysh se cilës anë i përkasin apo rolit politik që kanë pasur”.

Se Kosova ka të gjithë kuadrin ligjor për t’i hetuar dhe gjykuar të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, theksohet edhe në pikën e 50-të të konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Këshilli nxit angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në Dhomat e Specializuara, në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare dhe me rendin e vet ligjor, në mënyrë që të demonstrojë përpjekje të vërtetë për të garantuar sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësinë dhe pajtimin. Kuadri ligjor ekzistues mundëson hetimin dhe ndjekjen e duhur të të gjitha krimeve që pretendohet se janë kryer gjatë luftës”.

Ndërsa profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Williams, i sheh Dhomat e Specializuara si një mundësi për të sjellë drejtësi për viktimat e konfliktit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Në dokumentin që profesori Williams e ka dorëzuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 30 prill të vitit 2019, (të cilin dokument e ka siguruar Klan Kosova), ai thekson se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK.

Sipas tij, kjo do të binte në kundërshtim me themelet e drejtësisë dhe llogaridhënies, dhe do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë”.

 “Dhomat e Specializuara përfshijnë dispozitat për pjesëmarrjen e viktimave, mbrojtjen dhe lehtësimin e dëshmive të dëshmitarëve në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës. Duke pasur parasysh mungesën e ndjekjes ndaj atyre që janë përgjegjës për këto krime, Dhomat e Specializuara paraqesin një mundësi të rrallë për ta korrigjuar dështimin e mëhershëm dhe për të siguruar një dëmshpërblim adekuat gjyqësor ndaj viktimave”.

Williams i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer edhe si këshilltar i delegacionit shqiptar të Kosovës në Konferencat e Rambujesë, Parisit dhe Vjenës, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të afirmuar dhe nëse është e nevojshme të sqarojnë se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës dhe nuk kufizohet në ndjekjen penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik.

 

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit