5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Spërkatja e rriqrave me aeroplan, vepër kriminale

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka kërkuar nga Komiteti Ndërministror për Parandalimin e Etheve Hemorragjike, që të merren masa në ndalimin e menjëhershëm të dezinsektimit nga ajri me aeroplan në komunën e Malishevës.

Një shkresë e drejtorit të IKSHP-së, Naser Ramadani, që i është adresuar dy ministrave – Imet Rrahmanit, ministër i Shëndetësisë dhe Ferid Aganit, ministër i Ambientit, kërkohet ndalimi urgjent i spërkatjes nga aeroplani.

“Askund dhe asnjëherë në planin operacional nuk është paraparë e as rekomanduar dezinsektimi nga ajri me aeroplan”, thuhet në shkresën e Ramadanit. /Zëri/

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit