0.4 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë po trajtohen me Covid-19

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, thuhet në raportin ditor të ShSKUK-së.

Sipas këtij raporti, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi he 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 148 pacientë

Spitali i Gjilanit, 70 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58 pacientë”, thuhet në këtë njoftim. /Express/

 

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Shënoi dy gola për Malishevën, mbrojtësi Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 16-të...

Lajmet e Fundit