5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Spitali i Prizrenit jep detaje për dy vdekjet enigmatike që ndodhën brenda 24 orëve

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar të kenë ndodhur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim Dr Daut Mustafa”, në Prizren. Arsyet e vdekjes, janë ende duke u hulumtuar.

Detaje rreth këtyre rasteve ka dhënë për Express, Shefi i Njësisë së Mjekimit Intenziv Qendror, Mentor Rexhbecaj.

Sipas Rexhbecajt, të dy pacientët kishin arritur në spital pavetëdije.

33-vjeçari ishte pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror rreth orës 07:00 të mëngjesit, e i cili kishte ndërruar jetë rreth orës 10:00, po atë ditë.

“Pacientit i janë ofruar të gjitha tretmanet e duhura diagnostike, terapeutike, medikamentoze dhe intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), janë bërë analiza laboratorike, si dhe konsultimet e duhura të mjekëve të profileve të ndryshem, që janë ndërlidhur me gjendjen shendetesore të pacientit. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacienti ka përfundu me vdekje, në ora 9:50 të së njëjtës ditë”, ka deklaruar Rexhbecaj.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Në gjendje të rënduar shëndetësore thotë të jetë sjellë edhe 45 vjeçarja, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 12:00, të së njëjtës ditë.

“Rasti i dytë, pacientja Q. Sh, e datëlindjes 1975, pranohet në MIQ në ora 09:00 në gjendje të rëndë shendetësore e pavetëdijshme. Janë marrë të gjitha masat diagnostike dhe terapeutike, intervente (frymemarrja artificial – ventilimi mekanik), konsultimet, si dhe analizat laboratorike. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre masave, pacientja përfundon me vdekje në ora 12:12 të së njëjtës ditë”, thuhet në përgjigjet e tij drejtuar Gazetës Express.

Por, se cila ishte arsyeja që shkaktoi vdekjen e këtyre dy pacientëve ende nuk po dihet.

Në Spitalin e Prizrenit thonë se po e presin raportin e obduksionit për të ditur arsyet.

“Arsyet e vdekjes së pacientave të lartecekur janë ende duke u hulumtuar dhe deri në raportin e obdukcionit nuk mund të japim ndonjë arsye përfundimtare. Pasi që kanë ndodh te pacientët që janë moshe e re dhe keqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore ka ndodhur në rrethana të pasqaruara mirë”, kanë deklaruar nga ky institucion shëndetësor për gazetën.

Rastet janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se të dy rastet po hetohen si vdekje të dyshimta. /Gazeta Express

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit