19.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Studentët i bashkohen protestës së AAK-së dhe NNISMA-s

Studentët e të gjitha Universiteteve të Kosovës do të mbajnë një protestë sot (14 maj), ku do të shfaqin pakënaqësitë dhe diskriminimet në universitetet publike dhe ato private anembanë Kosovës.

Përfaqësuesi i këshillit organizativ, Atdhe Halilaj tha se pas shumë konsultave brenda universiteteve publike dhe atyre private kanë vendosur që të marrin pjesë në protestën e 14 majit duke shfaqur kërkesat e tyre dhe preokupimet që kanë çdo ditë.

“Disa prej shqetësimeve që po na preokupojnë janë cilësia e dobët në Universitetin e Prishtinës, dhe në të gjitha universitete tjera të Republikës së Kosovës. Kemi përfaqësues edhe të kolegjeve private të cilat kanë të njëjta probleme si ne. Në protestë do të marrim pjesë me këto kërkesa tona por edhe duke mos lënë anash edhe dy çështje të rëndësishme që janë Demarkacioni dhe Asociacioni që janë preokupim jo vetëm për neve si student por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Halilaj.

Halilaj tha se tani ka ardhur koha që të bashkohen dhe të jenë njëzëri që të kërkojnë ndryshim në vend e që zëri i tyre të dëgjohet dhe që kërkesat e tyre të miratohen dhe të fillojë ndryshimi.

“Janë të diskriminuar studentët , janë të diskriminuar të gjithë qytetarët të Kosovës, ne e dimë që niveli i papunësisë në Kosovë është në shkallën maksimale edhe ne e dimë që Kosova popullsinë e ka të re , dhe ne jemi të papunë nuk kemi praktika. Është një çështje tjetër që na preokupon dhe ajo është e cilësisë së diplomës. Ne diplomojmë pas tri vitesh ose katër vitesh, por diploma jonë zakonisht nuk njihet në asnjë vend të botës”, tha Halilaj./Telegrafi/

Më Shumë

Demolohen hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve në Dragash për herë të dytë

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se Çerdhja e Fëmijëve në këtë komunë është demoluar sërish nga persona të papërgjegjshëm, duke shkaktuar dëme...

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për projektin “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Arbanë të Prizrenit

Në mbledhjen e 269-të të Qeverisë në detyrë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të nevojshme për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe...

Lajmet e Fundit