4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Studentët e Prizrenit i bashkangjiten protestës kundër dënimit të “Grupit Drenica”

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” me shqetesim të thellë e ka pranuar padrejtesinë e dënimit që i është bërë luftëtarëve të lirisë së “Grupit Drenica”, të cilët sipas tyre, juridikisht janë shumë qartë të pafajshëm.

PS i UPZ-së ka paralajmëruar se do t’i bashkangjiten të mërkurën protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së dhe i bënë thirrje studentëve të marrin pjesë në mënyrë masovike.

“Le ta dijë faktori ndërkombëtar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti dhe çdo tendencë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së për ne është e papranueshme dhe e tillë do të jetë deri sa të kemi frymë”, thotë kryetari i Parlamentit Studentor pranë UPZ-së, Nehat Gashi.

“Andaj, si rezultat i kësaj padrejtësie të madhe që po i bëhet luftës së drejtë të UÇK-së në përgjithesi, dhe grupit të Drenices në veqanti, ne si Parlament Studentor i UPZ-së do ti bashkangjitemi protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së, me datë 17.06.2015”.

“Po ashtu i bëjmë thirrje gjithë studentëve të UPZ-së dhe qytetareve të vendit, që të mërkurën, në sheshin Skënderbe në mënyrë masovike dhe paqësisht, ta shprehim pakënaqesinë tonë qytetare në lidhje me dënimet ndaj ushtarëve të Ushtrise Clirimtare të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Simir Krasniqi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Simir Krasniqi, është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Zgjedhja e tij u bë me...

Lajmet e Fundit