22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Studimi: Shkolla herët në mëngjes, rrit agresivitetin e nxënësve

Klasa me nxenesAdoleshentë agresiv dhe me humor të keq? Faji mund të jetë i shkollës, pasi fillon herët në mëngjes. Kjo teori është publikuar nga një kërkim i quajtur Media dhe Teknologjia, ku sipas tyre zilja e mëngjesit për të shkuar në shkollë për adoleshentët është e hershme duke bërë që dhe sjellja e tyre të jetë agresive.

Sipas tyre kjo është arsyeja se përse adoleshentët janë dembel dhe nervoz, pasi shkolla për ta është një impenjim duke e lidhur me përgjegjësinë e të qendruarit gjatë në mësim. Nëse shkolla do të fillonte më vonë, jo vetëm që do të përmirësojë gjendjen e tyre për në shkollë, por dhe do të ndikojë pozitivisht në të mësuarit dhe shëndetin e adoleshentëve në përgjithësi.

Studiuesit shpjegojnë se aftësia jonë për të funksionuar në mënyrë optimale dhe për të mësuar ndryshon sipas ritmeve biologjike dhe jo sipas ritmeve sociale, që janë të vendosura nga konventa.

Për fëmijët e shkollës fillore nuk ekziston ndonjë “konflikt” siç ndodh me të rinjtë e shkollave të mesme dhe të larta. Konflikti mes ritmit “organik” dhe “social” në vitet e hershme të arsimit është mjaft i kufizuar dhe kryesisht i papërfillshëm. Gjatë viteve të adoleshencës gjërat ndryshojnë, duke bërë që “konfliktet” në vetvete të jenë më të mëdha se në çdo kohë tjetër të jetës. /Tv Klan/

Më Shumë

Vdes atdhetari Selim Shala

Ka vdekur në moshën 79 vjecare, patrioti Selim Shala, i cili ka dhënë kontirbut të madhë në luftën çlirimtare, shtëpia e të cilit ishte...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit