Një prizrenas ther me thikë katër persona

Thika5-22Një i dyshuar nga qyteti i Prizrenit ka ther me thikë katër persona të tjerë, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mes tyre.

Policia e Kosovës raporton se njëri nga viktimat ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman në spitalin e Prizrenit.

Të lënduar kanë mbetur edhe tre të tjerët por pas tretmanit të marrë janë liruar menjëherë.

Në këtë përleshje siç raporton policia janë përfshirë gjithsej shtatë persona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit